Kapet 54-vjeçarja duke transportuar emigrantë në Gjirokastër, tentoi t’i ikte policisë

23 October 2022, 11:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet 54-vjeçarja duke transportuar emigrantë në

Një 54-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Gjirokastër, nën akuze për transport të paligjshëm emigrantësh.

Mësohet se e arrestuara është Floranda Obzova, e cila u ndalua në zonën e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Fillimisht ajo ka tentuar t’i largohet policisë, pasi iu bë shenjë që të ndalonte, por më pas policia ka arritur ta ndalojë.

Në mjetin e saj tip “Mercedes Benz”, ajo kishte fshehur 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ishte duke i transportuar drejt kufirit me Greqinë, kundrejt përfitimit monetar.


Video