Dalja e pamjeve për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, duket se nxjerr "zbuluar" Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, të cilat janë nën dikasterin e Ministrisë së Brendshme që drejtohet nga ministri Bledi Çuçi.
Nëse ballafaqohen pamjet me deklarata e Policisë dhe AMP-së, ngrihen dyshime të forta se këto të fundit kanë tentuar ta manipulojnë ngjarjen.
AMP deklaroi se Lear Kurti po qendronte para një biznesi, ndërkohë që në pamje ai shihet duke ecur në rrugë me celular në dorë.
Tjetri detaj që bie në kundërshti është vdekja e tij. AMP deklaroi se e kanë çuar në spital të gjallë, ndërsa spitali i Traumës deklaroi se i riu ka mbërritur i vdekur. Por, edhe në pamje e publikuara ekskluzivisht nga Vox News.al, Leart Kurti shihet në tokë pa ndjenja, teksa efektivët mundohen ta ngrenë me forcë.
I vetmi pretendim që bie, është ushtrimi i dhunës ndaj 32-vjeçarit, por kjo nuk është se e shpall Policinë jo fajtore. Efektivët, nuk duhet ta kishin prekur fare Kurtin, në atë gjendje që ishte ai pa ndjenja i shtrirë në tokë dhe aq më keq t'i kishin vendosur prangat apo edhe ta shoqëronin në komisariat siç vepruan tre efektivët.
Ata duhet të njoftonin ambulancë dhe të prisnin bluzat e bardha në vendin e ngjarjes deri në momentin kur të vinin për t'i dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Policia jo vetëm që nuk lajmëroi ambulancën, por e mori të riun dhe e çoi në komisariat dhe më pas e çuan të vdekur në spital.
Për gjatë gjithë kësaj kohe, nëse efektivët do kishin vepruar siç duhet, ndoshta mjekët do kishin vepruar në momentin e duhur dhe sot Lear Kurti do ishte gjallë.
Mbrëmjen e 19 Tetorit, lear Kurti pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është rrëzuar pa ndjenja dhe është kapur nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.
I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me kokainë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.