Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Fierit ka zbardhur detajet e para të krimit të rëndë të dyfishtë të ndodhur pasditen e sotme në Kuman të Roskovecit.
Krimi ka ndodhur rreth orës 14:30.
Autori që gjithashtu mbeti viktimë është Shefit Rrapaj, kurse viktima është Dashuri Rrapaj.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.