EMRAT/ Punëtori ra nga pallati dhe vdiq, Policia: Punimet bëheshin pa leje, arrestohet bashkëpronari dhe drejtuesi teknik

18 May 2023, 20:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Punëtori ra nga pallati dhe vdiq, Policia: Punimet bëheshin pa
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin e regjistruar dotën e sotme në një pallat në ndërtim në zonën e Ujit të Ftohtë, ku një punëtor ra nga lartësia dhe humbi jetën. Viktima është shtetasi me inicialet A. P., 60 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga shtetasit:

- Maksim Hekurani, 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente;

- Altin Karalli, 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Video