Plagosje me armë në Lushnje, pronari i një lokali qëllon klientin (EMRI)

24 August 2025, 09:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me armë në Lushnje, pronari i një lokali qëllon
Policia Lushnje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas të Lushnjës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna me armë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi R. G., 56 vjeç, pronar i një lokali në zonë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë klientin e tij, 58-vjeçarin R. M. Ky i fundit u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për pronarin e karburantit në Çukas, Resul Gashi, i cili plagosi me armë klientin Ramadan Menka pas një debati.


Video