
Lekë dhe Prel Gjoni, babë e bir, janë viktimat e vrasjes së dyfishtë pasditen e kësaj të diele, 23 gusht, në Dukagjin.
I plagosur ka mbetur Aleks Preka.
Policia ka dhënë një njoftim paraprak për ngjarjen, por pa sqaruar se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore të Dukagjinit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.