Elbasanllinjtë e zhvendosin hakmarrjen në Kosovë/ 23 vjeçari shtyp më makinë një person, historia e sherrit mes tyre?

25 April 2024, 10:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elbasanllinjtë e zhvendosin hakmarrjen në Kosovë/ 23
Ilir Osmani/ Sergio Jonuzi

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Pejë, ku ka humbur jetën një i ri nga Elbasani.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksident, se një makinë kishte përplasur për vdekje një këmbësor. Po duket se nuk është ngjarje aksidentale por vrasje për hakmarrje.

Mes viktimës Ilir Osmani dhe autorit të dyshuar Sergio Jonuzi, të dy nga Elbasani ka pasur një konflikt të hershëm. Osmani kohë më parë i kishte djegur banesën Jonuzit, ky i fundit në shenjë hakmarrje ditën e djeshme e ka përplasur me makinë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se personat në fjalë edhe në Shqipëri kanë pasur konflikte të hapura. Sakaq, policia ka arrestuar Jonuzin 23 vjeç, për veprën penale "vrasje e rende me qëllime hakmarrje".

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori.

Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjes dhe pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qëllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore.

Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.

Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës sё Shqipërisë.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.


Video