“Hyri 30 vjeç në burg, doli 60 vjeç”, amnistia penale i 'fali' vetëm disa ditë burg

25 April 2024, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Hyri 30 vjeç në burg, doli 60 vjeç”, amnistia

Jo të gjithë të dënuarit për vepra të ndryshme penale duket se ia “dinë për nder” amnistisë.

Një prej tyre është Gramoz Yzeiraj, i cili është liruar ditën e sotme si përfitues i amnistisë, pas më shumë se 20 viteve burg.

Pas daljes nga burgu, i zhgënjyer me drejtësinë shqiptare, e cila sipas tij e dënoi “kot”, Yzeiraj tregon se ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe amnistia i ‘fali’ vetëm 2 ditë.

Në fakt, në letrën që tregon dinamikën e vuajtjes së dënimit, thuhet se atij i kishin mbetur për të shlyer edhe 25 ditë nga dënimi, po sidoqoftë Gramozi thekson zhgënjimine tij me drejtësinë shqiptare dhe tregon kushtet e burgut jashtë çdo standarti

“Unë njësoj e kam, si këtu si brenda njësoj e kam. Mua më akuzojnë për vrasje, por s’kam bërë gjë, më kanë dënuar kot. Rashë 30 vjeç në burg, jam 60 vjeç. Edhe 2 ditë më kishin mbetur nga dënimi. E kam bërë burgun kokërr më kokërr me fasulet e këtyre. Më kanë falur dy ditë, vetëm këtyre plehrave nuk doja t’u kisha borxh”,- thotë ai.


Video