Ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari nga Kosova, shantazhoi me video intime një grua dhe mbesën e saj

21 November 2024, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari nga Kosova, shantazhoi me video
Ekstradimi

Një 62-vjeçar nga Kosova është ekstraduar nga Gjermania në drejtim të Tiranës.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet F.I, akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar F. I., 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shtetasi F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri.


Video