Ekstradimi i shqiptarëve nga Dubai, Ministria e Drejtësisë gati 3 draft-marrëveshje

21 September 2023, 12:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ekstradimi i shqiptarëve nga Dubai, Ministria e Drejtësisë gati 3

Ministria e Drejtësisë dërgon 3 draft marrëveshje në ministrinë e Jashtme për Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilën kërkohet lidhja e një marrëveshje ekstradimi, transferimi i te dënuarve dhe bashkëpunim në fushën penale.

Qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje. Gjithashtu në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale.

Nga ana tjetër burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje rreth emrave konkret për të cilët kërkohen ekstradimet për llogari të drejtësisë shqiptare.

Në Dubai jetojnë të lirë shumë të kërkuar të drejtësisë shqiptare.


Video