Një punëtor 46-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja e rëndë ka nodhur ditën e sotme në Maliq, ku 46-vjeçari po punonte për të riparuar çatinë e një godine.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Leonard Ymeri, nga fshati Goskovë, i cili ishte punësuar për riparimin në një magazinë.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Sakaq, në pyetje po merret edhe pronari i objektit që kishte punësuar 46-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.
Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.