E TRISHTË / Ndahet parakohe nga jeta publicisti i njohur Artur Zheji

23 August 2025, 16:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E TRISHTË / Ndahet parakohe nga jeta publicisti i njohur Artur Zheji
Artur Zheji

Është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji.

Zheji është dërguar pa shenja jete këtë të shtunë të 23 gushtit në spitalin e Sarandës, dyshohet pasi ka pësuar arrest kardiak teksa po drekonte me familjen e tij.

Më herët, familjarët e tij kishin telefonuar urgjencën e spitalit për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Artur Zheji lindi më 29 gusht 1961. Ai u angazhua për dekada të tëra në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Zheji është autor i disa emisioneve televizive si dhe shumë analizave politike dhe shkrimeve editoriale.

Artur Zheji është i djali i euriditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.


Video