“E rraha sepse nuk po e duroja dot më, nuk flinte gjumë”/ Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin!

30 July 2026, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E rraha sepse nuk po e duroja dot më, nuk flinte gjumë”/
Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në pranga është vënë 32-vjeçarja B.H.

Denoncimi në polici është bërë nga babai i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kopshtin “Lala” në rrugën Aleksandër Mojsiu, në ish-Kinostudio, në Tiranë.

Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.


Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot.

Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.


Video