Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

30 July 2026, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçare, e cila punonte si edukatore në një kopsht privat.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet B. H. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku ajo ushtronte detyrën.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video