Raporti i SPAK, Braho: Në 6 muajt e fundit janë hetuar 16 zyrtarë dhe janë sekuestruar 440 milionë Euro në prona

30 July 2026, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti i SPAK, Braho: Në 6 muajt e fundit janë hetuar 16 zyrtarë
Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho

Kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026.

Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri.

Gjatë kësaj periudhe janë vënë në hetim 5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkie, 3 drejtues institucionesh në hetim, 3 gjyqtarë ose ish-gjyqtarë, 2 ministra ose ish-ministra dhe 1 deputet.

16 zyrtarë të hetuar në 7 muaj
Kryetarë ose ish-kryetar bashkie                                        5
Drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore                5
Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë                                       3
Ministra ose ish-ministra                                                    2
Deputetë                                                                          1

Pasuritë e sekuestruara në 7 muaj
Prona të paluajtshme (tokë, truall, pyje)                      Mbi 150,000 m²
Vila, apartamente dhe hotele                                       Mbi 60
Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre          Mbi 10
Llogari bankare                                                          Mbi 620
Automjete dhe mjete lundruese                                   Rreth 100

 


Video