E RËNDË / 26-vjeçari me probleme mendore plagos me thikë nënën, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

2 August 2025, 17:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË / 26-vjeçari me probleme mendore plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës.

Një 26-vjeçar raportohet se ka qëlluar me thikë nënën e tij duke e plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video