E RËNDË në Durrës, djali VRET babain!

28 October 2025, 14:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË në Durrës, djali VRET babain!
Policia/ Ambulanca

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës, ku djali raportohet se ka vrarë babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Arapajt në qytetin bregdetar, ndërsa autori i dyshuar është arratisur.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.


Video