FOTO/ Mbeti i lënduar nga atentati me tritol, ja kush është punonjësi i Tatimeve në Shkodër!

28 October 2025, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Mbeti i lënduar nga atentati me tritol, ja kush është
FOTO: Enea Busukja është punonjësi i Tatimeve

Enea Busukja është punonjësi i Tatimeve që ka pre e atentatit ditën e sotme në Shkodër.

Teksa kishte makinën e parkuar në zonën tek 'Arra e Madhe', lënda plasëse ka shpërthyer.

Nga shpërthimi Busukja është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur atenatin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Video