
Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është zënë në oborrin e banesës së tij nga një kamionçine.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtushaj dhe sipas policisë, një 39-vjeçari ka qenë duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, por nuk e ka siguruar mirë dhe për pasojë ka rënë në oborrin e banesës së 55-vjeçarit.
Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.
Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.