Mos mendoni se ikën reshjet, të enjte dhe të premte priten rrebeshe shiu dhe vetëtima

7 May 2023, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mos mendoni se ikën reshjet, të enjte dhe të premte priten
Rrebeshe shiu dhe vetëtima

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e Hënë dhe të Martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Për ditën e Hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e Martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intenistet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Për ditën e Enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e Premte në veriperëendim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.

Mos mendoni se ikën reshjet, të enjte dhe të premte priten


Video