DETAJE/ Ishte mbështjellë me batanije, ky është vendi ku 22-vjeçarja braktisi foshnjën e saj

7 May 2023, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Ishte mbështjellë me batanije, ky është vendi ku
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni tek fotoja e mësipërme tregojnë vendin ku u gjet foshnja rreth 2 muajshe, që ishte braktisur nga nëna e saj, shtetasja nga Durrësi me inicialet D. S., e cila është shpallur në kërkim.

Foshnja, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur përtokë afër shkurreve, në plazhin e Golemit, ndërsa ishte mbështjellë me një batanije.

Ishte një kalimtar i rastit ai që pikasi vogëlushen, ndërsa me shpejtësi e transportoi atë në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, autoritetet e spitalit, pasi u njohën me rastin, njoftuan policinë, e cila u vu në lëvizje.

Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.


Video