Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi brenda një banese dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.
Bombola e gazit ka shpërthyer tek banesa e çiftit të moshuar Mustafa dhe Alije Kosova, 86 vjeç dhe 84 vjeçe.
Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin të gjallë prej aty vetëm Mustafa Kosovën, ndërsa trupi i bashkëshortes së tij, Alije Kosova, fatkeqësisht është nxjerrë i pajetë.
Mustafa Kosova është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen "11 Janari".
Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.