Paraburgim pa arsyetim, Strasburgu gjobit Shqipërinë për ish-zyrtaren e dënuar drejtësia për vjedhje

6 May 2023, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paraburgim pa arsyetim, Strasburgu gjobit Shqipërinë për
Gjykata e Strasburgut

Gjykata e Strasburgut ka gjobitur Shqipërinë për cënim të së drejtës për liri duke e detyruar t’i paguajë një ish-zyrtareje 8 mijë euro për paraburgim të paarsyetuar nga gjykatat vendase në vitin 2013 dhe 2014.

Edhe pse ish-zyrtarja e Kontrollit Tatimor u dënua nga drejtësia për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, thotë se gjatë procesit të hetimeve ajo u mbajt në qeli në mënyrë të padrejtë.

“Rëndësia e veprës penale ose pasojat e saj, nuk përbëjnë arsye të që justifikojnë paraburgimin dhe nuk mund të justifikojnë në vetvete, heqjen e lirisë së një të dyshuari”, thotë në vendimin e saj Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Aktualisht në Shqipëri, numri i personave të cilët janë mbyllur në qeli si të dyshuar, është më i lartë se numri i atyre që janë gjetur fajtorë dhe dënuar.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve tregojnë se mbi 2653 qytetarë ndodhen në ambientet e paraburgimit dhe pjesa më e madhe e tyre si përfshirë në çështje të drogës. Numri i të dënuarve është 2238 dhe pjesa më e madhe e tyre, janë gjetur fajtore për vrasje dhe çështje të drogës.

Politikat e ashpra penale në masat e sigurimit dhe mungesa e dënimeve alternative nga drejtësia, janë parë prej vitesh si shkak kryesor për mbipopullimin e paraburgimit në Shqipëri.


Video