E rëndë në Shkodër! Shkrumbohet nga flakët një shtëpi, humb jetën 52-vjeçari

14 April 2024, 08:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Shkodër! Shkrumbohet nga flakët një
Foto ilustruese

Një 52 vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Viktima është Jakup Çotaj.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:10 të 14 prillit 2024 në lagjen Zogaj.

Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Video