E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari vret nënën dhe plagos rëndë të atin

24 August 2026, 22:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari vret nënën
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës, ku një 45-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Florjan Dalladaku, ka vrarë të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij me sende të forta.

Të dy prindërit kanë qenë të moshuar, nga 81-vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të tij dhe po kryen kontrolle në të gjithë zonën, me qëllim prangosjen e autorit të krimit.


Video