E rëndë në Lezhë/ 4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës, sillet te “Trauma” në Tiranë

29 June 2025, 20:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Lezhë/ 4-vjeçarja bie nga ballkoni i
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë, ku një e mitur 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj.

Sipas njoftimit të policisë, vajza u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video