E ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn takon kryepeshkopin Joan

2 April 2025, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn takon kryepeshkopin Joan
Van Horn dhe kryepeshopi Joan

E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joan Pelushin.

Me anë të një postimi në platformën X, Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë takimit përveç urimit si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks Shqiptar, VanHorn ka diskutuar me Kryepeshkopin rreth rolit kritik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare të Shqipërisë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryepeshkopin e sapokurorëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joan Pelushi për të përcjellë urimet e saj për rolin e tij të ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks Shqiptar. Ata diskutuan rolin kritik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare të Shqipërisë”,-shkruhet në postimin e publikuar në X nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.


Video