“E kapa me tjetrin në shtëpinë time”, i moshuari nga Elbasani rrëfen dramën e jetës: Gruaja më dhunoi e tradhtoi

3 March 2022, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“E kapa me tjetrin në shtëpinë time”, i moshuari nga

Është 68 vjeç, dhe gjendet mes 4 rrugësh, i mohuar nga partnerja e një jete dhe 2 fëmijët e tij. Faik Korra nga Elbasani ishte në "News 24" për të bërë një apel.

Në vitin 1976 ai u dashurua me një vajzë, për të cilën do kundërshtonte këdo e do ta merrte për bashkëshorte. Por kjo dashuri e madhe do të pasohej me disa episode tradhtie që sollën konflikte, të cilat do t’i çonin edhe para uniformave blu.

Pas shumë faljesh e përpjekjesh për të hedhur pas gjithçka, në vitin 2018 ndodhi e papritura. Ai e kapi bashkëshorten në shtëpinë e tyre me dikë tjetër. Prej atij viti ai qëndron jashtë banesës i papranuar nga ish-bashkëshortja dhe 2 fëmijët, të cilët e mbajnë larg me vendime gjykatash e urdhra mbrojtje.

"Çështja ime është në gjykatën e apelit, jam rrugëve, unë jam 70 vjeç, jam drejt varrit, kam nevojë për një kafe, për një fjalë të ngrohtë, nuk jam unë për të dashura unë. Ata nuk e meritojnë të jenë fëmijët e mi, më kanë tërhequr 12 metra zvarrë. Rreth vitit ‘76 u martova me mblesë, në atë kohë kam qenë ushtarak. E donim njëri-tjetrin. Po në këtë vit u martuam dhe lindi fëmija i parë.

Shpesh asaj kohe dëgjoja shumë për gruan, fjalë që thoshin njerëzit. Në ‘82 pasi lindi djali tjetër e kapa në një tradhti tjetër. Ishte brenda shtëpisë time me një tjetër. Është e faktuar kjo edhe në dëshmitë e gjykatës. Para se ta merrja për nuse unë nuk pyeta për të se çfarë njeriu ishte dhe mblesi që më njohu nuk më tregoi asgjë. Prindërit e mi nuk e kanë dashur, por unë përderisa rashë në dashuri vendosa ta marr. Asaj kohe njerëzit flisnim lart e poshtë.

Unë nuk i vura re llafet, nuk pata ndier që ajo të më largonte se po ta kuptoja do të ndahesha. Me kalimin e viteve ajo më ka tradhtuar me disa njerëz. Në një parcelë pjeshkash e kishin kapur me një tjetër dhe motrat e mia dhe babai im më thanë se e kanë kapur me dikë dhe ishin zënë dhe e kishin larguar. Kjo më doli para me fëmijë dhe thotë që më kanë dhunuar motrat e tua", tha i moshuari./BW


Video