I shkuan për ta arrestuar, i riu qëllon në drejtim të policisë në Tiranë!

3 March 2022, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I shkuan për ta arrestuar, i riu qëllon në drejtim të

Një person në kërkim për vjedhje ka qëlluar me armë ndërsa policia ishte vënë në ndjekje të tij. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, ishin vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e policisë vijojnë  krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.


Video