
Një ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjeç, pasi kishte mbjellë 330 bimë hashashi në një banesë të mbyllur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.
Bima ishte një fare hibride, që sipas uniformave blu do të ishte gati për një muaj. Për rritjen e saj në ambientet e brendshme ishte instaluar një rrjet elektrik me llamba për të zëvendësuar dritën e diellit.
Sot në vijim të operacionit policor, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.