'Shtëpia e barit' në Vlorë paguante 340 lek drita në muaj

2 March 2022, 16:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Shtëpia e barit' në Vlorë paguante 340 lek drita

Antidroga e Vlorës ka asgjësuar 330 bimë hashashi të mbjella në një banesë të mbyllur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar.

Bima ishte një fare hibride, që sipas uniformave blu do të ishte gati për një muaj. Për rritjen e saj në ambientet e brendshme ishte instaluar një rrjet elektrik me llamba për të zëvendësuar dritën e diellit.

Droga u asgjësua me anë të djegies, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje tre punonjës të OSHEE-së për të mësuar nëse kishin dijeni për këtë fakt, pasi në kontratën e OSHEE, shtëpia ishte regjistruar si e pabanuar dhe që paguante vetëm 340 lek në muaj.

Hetimet vazhdojnë ndërkohë për të zbuluar autorin e veprimtarisë së paligjshme.


Video