Banorët e Divjakës kundër pagesës për hyrjen në park, përplasen fizikisht me Policinë

17 November 2022, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Banorët e Divjakës kundër pagesës për hyrjen në

Punimet për vendosjen e traut në parkun “Divjakë-Karavasta” janë shoqëruar me tensione. Banorët janë përplasur me policinë, pasi kundërshtojnë  vendosjen e tij.

Banorët dhe bizneset e zonës e konsiderojnë një taksë shtesë të panevojshme këtë tarifë të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit teksa theksojnë se nuk do të ndalen së protestuari.

Policia tentoi fillimisht të hapte rrugën qe ishte bllokuar nga banorët, ndërsa ky episod u bë shkak i tensioneve, që çuan deri në përplasjes fizike.

Me pankarta në duar “ndaloni prostitucioni dhe jo ajrin”, banorët e Divjakës replikuan me efektivët duke  u kërkuar atyre të mos i provokojnë.

“Mos hyni në gjynah me popullin se e morët në qafë”, apeluan ata.


Video