'3 mijë euro për 1 bukë', kush është 'PUMA' nga Gjirokastra që pritet të ekstradohet për në Itali (Emri)

17 November 2022, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'3 mijë euro për 1 bukë', kush është

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali. Ai shte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Shtetasi Odisea Leka dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.

Njoftimi:

Arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar O. L., 28 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Odisea Leka nuk është një emër i panjohur, emri i tij del në përgjimet e Ergys Dashit shqiptari që mbeti i vrarë në Ekuador nga rivalët e tij. 

Pjesë nga përgjimet:

Ergys Dashi: Po ti nuk e kupton se ka të tjerë këtu që paguhen 3 mijë euro në muaj. PUMA për shembull (Odisea Leka) paguhet 3 000 euro në muaj dhe shkon e transporton 200 bukë në muaj. Hej dreq…dhe ju vazhdoni me këtë histori…po pse nga toka i nxjerrim lekët ne…

Edmond Dashi: Po ti e di që unë kam më shumë se një vit këtu..dhe isha mirë të punoja me 3 mijë euro në muaj..po lere tani!!

Ergys Dashi: Po ti nuk ke marrë 3 mijë euro në muaj. 5 mijë euro në muaj ishte minimumi..l*sh l*sh tani…Falendero Zotin!/Voxnews


Video