Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, identifikohet autori

17 November 2022, 09:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, identifikohet autori

Policia ka zbardhur vrasjen e Briken Sanajt.

Mësohet se në polici janë shoqëruar 8 persona që kanë ndihmuar autorin, apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor ndërsa, ka dyshime të forta se ai është arratisur drejt Belgjikës.

Motivi i sherrit dyshohet të jetë një vrasje në vitin 2012 me një familje në Lezhë.

Briken Sanaj i njohur edhe me emrin Skerdi Sanaj, është viktima e atentatit mafioz të ndodhur brenda kompleksit Kodra e Diellit në Tiranë mbrëmjen e së dielës 30 tetor 2022.

39 vjeçari me origjinë nga Dukagjini, u ekzekutua poshtë banesës së tij me 3 plumba ndërsa policia thotë se autorët e qëlluan në fytyrë.

Ai ishte kthyer nga një dasëm në Lezhë në orët e vona të mbrëmjes dhe sapo ka lënë familjen poshtë pallatit, është drejtuar nga garazhi për të parkuar automjetin.

Në këtë kohë autori i është r dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.


Video