"E di vendimin që do të marrë, këta gjyqtarë nuk mund të tallen", avokati i Metës braktis seancën gjyqësore

13 August 2025, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E di vendimin që do të marrë, këta gjyqtarë nuk
Avokat Kujtim Cakrani

Avokati Kujtim Cakrani ka bërë me dije se ka braktisur seancës gjyqësore në GJKKO pasi ka paraqitur kërkesën për lirinë e Ilir Metës.

Në një deklaratë për mediat, avokati është shprehur se e braktisi seancën se e di vendimin që do të marrë gjyqtari, që sipas tij do të jetë rrëzimi i kërkesës së paraqitur për liri.

“Gjykata sot do të marrë vendimi, e di vendimin se e di që do të jetë rrëzimi i kërkesës, e braktisa seancën se e di çfarë vendimi do të marrë gjykata”, tha Cakrani.

“Me mua këta gjyqtarë nuk mund të tallen”, shtoi ai.


Video