E dënuar me burg në Spanjë për kultivim kanabisi, 54-vjeçarja arrestohet në Kavajë!

25 July 2025, 09:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E dënuar me burg në Spanjë për kultivim kanabisi,

Akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet në Kavajë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 54-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë sigururar informacione për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim ndërkombëtar dhe mbi bazën e tyre kanë organizuar punën për kapjen e saj.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike", për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje


Video