E BUJSHME / McGonigal mund të bëjë marrëveshje me prokurorët amerikanë! Çfarë do zbulojë ish-agjenti i FBI?

4 August 2023, 18:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E BUJSHME / McGonigal mund të bëjë marrëveshje me
Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal


Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal mund të arrijë marrëveshje me prokurorët amerikanë, të cilët e akuzojnë për fshehje parash dhe për ndihmën që tentoi t'i japë një oligarku rus.

McGonigal, i cili ka punuar për 22 vite në FBI dhe u pensionua në vitin 2018, është akuzuar për dy çështje të ndryshme në Nju Jork dhe Uashington DC, përfshirë edhe fshehjen e 225,000 dollarëve të marra nga një ish-agjent i shërbimeve sekrete shqiptare.

Avokati i tij, Seth DuCharme tha se McGonigal ka dy mundësi, të pranojë fajësinë ose të shkojë përmes procesit të rregullt gjyqësor. Deri tani, McGonigal është vetëdeklaruar i pafajshëm.

"Kemi shpresë se çështja do të zgjidhet dhe nuk do të shkojmë në gjyq. Do ta marrim vesh Ditën e Punëtorëve", tha ai. Dita e Punëtorëve përkon me të hënën e parë të muajit shtator.

Komentet e avokatit sugjerojnë se McGonigal dhe prokurorët mund të arrijnë një marrëveshje. Megjithëse avokati këmbënguli se dëshiron të shikojë pjesën tjetër të dokumentave që prokurorët kanë zbuluar për çështjen. Por për këtë do të duhej pak kohë pasi kërkojnë redaktime dhe censurime.

Në Shqipëri, McGonigal ka zhvilluar disa vizita ku është takuar me zyrtarë të lartë deri edhe me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e ka quajtur "mik" dhe ka mohuar akuzat e opozitës se McGonigal është përdorur kundrejt parave për "t'i hequr non-gratat oligarkëve, politikanëve dhe mafiozëve shqiptarë".

Është e paqartë se ku mund të konsistojë marrëveshja mes McGonigal dhe prokurorëve dhe se për cilat akuza ai mund të pranojë fajin.

Seanca e radhës është caktuar për datën 13 shtator, ndërsa ajo për çështjen në Nju Jork është caktuar ditën e martë.


Video