Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto domethënëse që tregon se në Shqipëri ndarja mes njerëzve të drejtësisë dhe atyre të krimit nuk ekziston.
Në foto është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Kelmend Balili i cilësuar si "Eskobari" i Ballkanit dhe Safet Bajri, drejtuesi i klanit "Bajri" në Shkodër. Fotoja është realizuar brenda një qelie në burgun e Lushnjës pak muaj më parë. Fotoja lë shijen e hidhur, pasi një ish-ministër Rendi që supozohet që të luftonte krimin, drekon sëbashku me ta pa asnjë problem, madje duke i bërë dhe miq.
"Shoqnia e burgut dhe jo vetem
Kjo foto tregon shume! Sidomos per pushtetin e kapur me bandat!
Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare!
Ne krah te majte me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftes kunder krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa suksese!! Ndoshta kjo miqesi ka pas efektin e saj! Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave te Shkodres, Safet Bajri! Perballe tij nuk e njoh ate “kapon” tjeter!
Sic duket ne foto, po festojne dicka me vere e ushqime brenda qelise! Ne burg eshte e ndaluar vera por nga fotoja duket se jane te pashqetesuar per kete fakt dhe dihet tashme qe nepermjet shisheve te koles futej vera ne burgje! E per ta kuptuar se sa serioze ka qene qeveria Rama per luften ndaj krimit, kjo foto tregon shume!", shkruan Vezaj krahas fotos.