Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është arrestuar Algert Kurtin 20-vjeç, si autori që grabiti nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në qytetin e Kamzës. Po ashtu në kërkim është shpallur Elis Suçi i cili akuzohet si bashkëpunëtori i të arrestuarit.
Këta ditën e djeshme rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.
Pas arrestimit janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.