Tre punonjës të Portit të Durrësit janë lënë në burg, pas aksidentit që ndodhur disa ditë më parë ku si pasojë humbi jetën një 19 vjeçar.
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për Nazmi Varakun, Rendi Biçakun dhe Bledar Troplini, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku.
Nga informacionet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton që tre shtetasit në fjalë nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.
Të dënuarit Rendi Biçaku, 27 vjeç, ishte përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku, 64 vjeç, manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini, 42 vjeç, kryemekanik i ofiçinës. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë.