Dy të vrarë, 23 dhe 33 vjeç në Durrës/ Të rinjtë u konfliktuan për shkaqe banale, njëri prej tyre debatoi me kamerierin për kafen

22 October 2025, 07:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy të vrarë, 23 dhe 33 vjeç në Durrës/ Të
Pamje nga vendngjarja

Dyshohet se dy personat 23-vjeçari Aranit Kurti dhe 33-vjeçari Flori Paluçi që mbetën të vrarë në Durrës, u konfliktuan për shkaqe banale.

Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në Manëz. 

Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e lokalit, ku i kanë kërkuar kamerierit që t’u bëj një kafe.

Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Kjo ka nxitur debat, gjatë të cilit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.

 


Video