Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë.
Dy automjete janë përplasur "kokë më kokë", ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.
Drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë nga automjetet, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Për pasojë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit