Dosja "5D", dëshmon Jona Bejko: Mesazhi "ky hotel është i lali Erit" në telefonin tim e kam sajuar, me idenë se ishte kryetar i Qatos dhe Mollës

3 July 2025, 13:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dosja "5D", dëshmon Jona Bejko: Mesazhi "ky hotel

Në procesin e dosjes “5D” për të dëshmuar ishte Jona Bejko, e cila zbulohet në komunikime tek flet për një hotel.

Sipas saj, mesazhi "ky hotel është i lali Erit" në telefonin tim e kam sajuar, me idenë se ishte kryetar i Qatos dhe Mollës.

Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punsuar tek subjeti 5D. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online. Jam marr në telefon, pastaj interviste nga adminstratori i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lek të reja. I merrja në bank, merrja edhe lekë në dorë për oret shtese. Redi Molla nuk e njoh personalisht. Nuk e kam parë asnjeherë. Mariglen Qaton nuk e njoh dhe as nuk e kam parë.
Kam pas mardhenie me Jonida Hoxhajn, e cila ka qene shefe finance ne kompani. E kam pasur shume shoqe.

Gjate komunikimeve qe kisha me Joniden ne i referoheshim Redit Me emrin R. Dhe sa i takon Mariglen Qatos i thonin M.

Prokurori: Ne lidhje me hotelin qe thua qe eshte pronar Lali Eri per ke e keni?

Bejko: Jane ne lidhje me faktin qe isha e pakenaqur me punen. Ne lidhje me hotelin po ndertohej ne Durres. Nw lidhje me fjalen qe them eshte pronari jone, i referohem Redi Molles duke qene se ishte pronar trualli.

Prokurori: Tek fjalia qe me thoni "Lali Eri pronari" kujt i referoheni?

Eshte e shmetuar qe keni nxjerr kto biseda, nuk kam asnjelloj interesi te deshmoj. Kjo fjale me ka perndjekur. Behet fjale per Erjon Veliajn. Duke qene se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje ne bashki, kam dashur te them qe kjo qe mund te kete ardhuar nga influenca e kryetarit tw bashkise. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa ne kete hotel.

Nuk kam dijeni qe kompania te kete hotel ne Dhermi apo me gjere.
Sa i takon hotelit ne Durrws, kam degjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam degjuar se ne ate prone po ndertohej hoteli.


Video