Dolën zëra për lobim/ Prokurori Klodian Braho tërhiqet nga komisioni për vlerësimin e djalit të anëtarit të KLP

23 October 2025, 10:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dolën zëra për lobim/ Prokurori Klodian Braho tërhiqet nga
Klodian Braho

Në orën 10.00 këtë të enjte, ka nisur faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurrimit për hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Pjesë e garës është edhe Ditmir Hoda, djali i Zeqir Hodës anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili është edhe pjesë e 11-shes që voton për katër kandidatët në garë për pozicionin drejtues në SPAK.

Mbledhjen e kaluar në KLP, Hoda u tërhoq nga votimi për miratimin e listës së kandidatëve për drejtues të SPAK, për shkak të një shkrimi lidhur me kandidimin e djalit të tij si hetues financiar, ku u pretendua se pjesë e komisionit ishte prokurori Klodian Braho, njëherësh kandidat për drejtues të SPAK. Për këtë arsye, Hoda u tërhoq nga votimi.

Pavarësisht aludimeve për prezencën e Klodian Brahos në komisionin e Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme, burime bëjnë me dije se ky i fundit është tërhequr nga komisioni në datën 6 tetor, ditën që ka dorëzuar platformën në Këshillin e Lartë të Prokurorise për vendin vakant të drejtuesit të SPAK.

Vlerësimi i kandidatëve për hetues financiar do të bëhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi. Ky i fundit zëvendësoi Brahon pas dorëheqjes.

Në fazën e tretë të konkurrimit do të marrin pjesë  10 kandidatë, për 4 vende vakante, të cilët kanë grumbulluar mbi 40 pikë.

Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet këtë të enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e SPAK, dhe garuesit do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intervistës. Kandidatët njoftoi SPAK, që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet e tyre.  

Emri dhe Mbiemri            Faza e I-Jetëshkrimi        Faza e II-Testi me shkrim              Totali    

1.            Enea Arben Sharra          56

2.            Ermal Niazi Milori                             52

3.            Argjend Shefki Tota        48

4.            Kreshnik Thimi Gjeçka 45

5.            Gentian Nikollë Ndoi      44

6.            Ditmir Zeqir Hoda             43

7.            Ilir Bexhet Deda                                43

8.            Fotion Përparim Malaj 42

9.            Klodian Nikolet Vasia      41

10.          Lutfi Haxhi Minxhozi       41


Video