Aksidenti TRAGJIK i merr jetën 7-vjeçarit SHQIPTAR në Itali, plagoset babai i tij!

23 October 2025, 10:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti TRAGJIK i merr jetën 7-vjeçarit SHQIPTAR në Itali,
Bolonja

Një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e së mërkurës në provincën e Bolonjës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një makinë Volksëagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar dhe në sediljen e pasme kishte babain e tij u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar.

Sipas të dhënave të para, një nga automjetet dyshohet se ka kaluar në korsinë tjetër për të shmangur një motor që po kthehej drejt një stacioni karburanti, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Të dy automjetet dolën jashtë rrugës dhe janë sekuestruar nga autoritetet.

Ndërhyrja e shpejtë e emergjencës 118 nuk i shpëtoi jetën fëmijës, i cili ndërroi jetë në vend.

Në aksident u plagosën babai i tij, me origjinë shqiptare dhe banues në Minerbio, si dhe drejtuesi i makinës tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët e kompanisë së San Lazzaro di Savena, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar me detaje dinamikën e aksidentit.

Por paraprakisht raportohet se fëmija që ndodhej në sediljen e pasme nuk kishte vendosur rripin e sigurimit./Ilrestodelcarlino


Video