Ndodh në KUKËS/ Makina e parkuar merret ‘ZVARRË’ 50 metra nga një mjet tjetër, shihni si ka përfunduar ‘Benz’-i!

23 October 2025, 09:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në KUKËS/ Makina e parkuar merret ‘ZVARRË’ 50
Kukës

Një aksident gjatë natës është shënuar në Kukës në afërsi të rrugës së Turizmit të vjetër.

Një makinë e parkuar në këtë rrugë është goditur nga një tjetër makinë nga pas.

Makina e shkatërruar është gjetur në orët e para të mëngjesit, sipas policisë, autori është larguar nga vendngjarja.

Sipas policisë, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT.

Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.

Nuk ka ende të dhëna nëse ka të plagosur.


Video