Dogji gruan me benzinë se nuk donte divorcin, arrestohet Bledar Tërndafili

3 October 2024, 12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dogji gruan me benzinë se nuk donte divorcin, arrestohet Bledar
Melisa dhe Bledar Trëndafili

Pas një muaji kërkime intensive kapet dhe vihet në pranga Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisën.

Autori i dyshuar u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku i hodhi benzinë ish bashkëshortes dhe i vuri flakën.

Prej asaj dite, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u kap pak minuta më parë në Korçë.

Sipas burimeve, autori ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë.

Burimet konfirmojnë se deri më tani, autori i dyshuar i krimit në Korçë nuk ka deklaruar asgjë para uniformave blu.

 


Video