Pritet stuhi, pezullohen lundrimet nga Vlora në Sarandë

2 October 2024, 23:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pritet stuhi, pezullohen lundrimet nga Vlora në Sarandë
Foto ilustruese

Lundrimet në det gjatë ditës së nesërme janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit.

Porti i Vlorës dhe ai i Sarandës kanë lëshuar njoftimet për pezullimin e lundrimeve për shkak të motit të keq dhe erës së fortë që mund të shkaktojë dallgë nga 4 deri në 7 ballë.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në zonën e Sarandēs dhe Himarës gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 datë 03.10.2024, era do të jetë me drejtimin Jug, Jug-lindje në forcën deri 4-7bft, lartësi dallge deri 1.00-2.0 m.

Ështe ndaluar dhënia e leje nisjes për datat 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 për te gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve turistike dhe anijeve të peshkimit. Anijet e peshkimit dhe turistike janë njoftuar të marrin masat për sigurimin e tyre.
Tragetet e linjes do të vazhdojnë të operojnë deri në një njoftim të dytë, gjithmonë nëse do të ketë ndalim lundrimi.


Video