Dhunuan gjyshin që mbrojti nipin e tij/ Kush janë “dy të fortët” që goditën të moshuarin në ‘Astir’? (Video)

14 November 2022, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhunuan gjyshin që mbrojti nipin e tij/ Kush janë “dy të

Ditën e djeshme, joq publikoi një video që tregonte dhunën ndaj një të moshuari, i cili po mbronte nipin e tij. Dy të rinj, goditën, shtynë dhe ofenduan të moshuarin, teksa dëgjonin fare mirë të qarat e nipit të tij.

Ky i fundit, u përplas nga dera e urbanit, pasi shoferi e mbylli shpejt atë. Gjyshi i nervozuar, iu kthye shoferit, por u përball me dy të rinj, që e dhunuan.

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë nga ngjarja, policia nuk ka ende një reagim, edhe pse ngjarja u bë publike.

Por, kush janë dy të rinjtë që dhunuan të moshuarin në “Astir”?

Joq shkruan se njëri prej tyre dyshohet se është përgjegjësi i linjës së urbanit, ndërsa tjetri mund të jetë kontrollor. Megjithatë, ende nuk ka emra dhe ende nuk ka të paktën një procedim penal nga policia.



 


Video