Dhunoi arbitrin gjatë ndeshjes, policia i hedh prangat futbollistit lezhjan

28 October 2023, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunoi arbitrin gjatë ndeshjes, policia i hedh prangat futbollistit lezhjan
Kategoria e Dytë

Futbollisti Bledar Zefi i skuadrës së Shënkollit, është arrestuar nga policia pasi dhunoi abritrin e ndeshjes mes Shënkollit dhe Sopotit, e vlefshme për Kategorinë e Dytë.

Lojtari dhunoi fizikisht abritrin 34-vjeçar, duke bërë që ky i fundit të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.


31-vjeçari u arrrestua në flagrancë për akuzën e goditjes për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Me date 28.10.2023, u be arrestimi ne flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, (Futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues ne Lezhe, sepse gjate zhvillmit te ndeshjes se futbollit, kategorise se dyte midis ekipeve te "Shenkollit" dhe "Sapotit" te Librazhdit, ka goditur me grusht albitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhe jashte rrezikut per jeten.

U kryen veprimet proceduriale per vepren penale “Goditje per shkak te detyres” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Lezhe.


Video